19:44 / 30.03.2023
Bordi i RTK-së voton Arsim Halilin për drejtor të Radio Kosovës
RTKlive
Bordi i RTK-së ka miratuar propozimin për emërimin e Arsim Halilit, drejtor i Radio Kosovës.
Me gjashtë vota pro dhe dy kundër, bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, ka miratuar propozimin për emërimin e Arsim Halilit, në këtë detyrë.
Halili kishte rezultuar kandidati më i suksesshëm në konkursin për këtë pozitë në mesin e gjashtë pretendentëve të tjerë.
Drejtori i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, në mbledhjen e bordit, ka paraqitur rekomandimin e tij. Arsim Halili është gazetar dhe redaktor shumëvjeçar në mediumin publik të Kosovës.