Haradinaj: Ata u vranë vetëm pse ëndërruan lirinë e Atdheut
Foto/ Ramush Haradinaj në Facebook
Kosovë

Haradinaj: Ata u vranë vetëm pse ëndërruan lirinë e Atdheut

RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vrasjen e të gjithë burrave që kishin mbetur në fshatin Lubeniq të Pejës si dhe martirizimin e dhjetëra burrave e grave në Gjakovë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar se gjithë ata ishin vrarë vetëm pse kishin ëndërruar lirinë e Atdheut. Ndryshe më 1 prill 1999, në Lubeniq të Pejës forcat paramilitare serbe ekzekutuan të gjithë burrat që kishin gjetur në fshat.


MË SHUME NGA Kosovë