09:34 / 04.04.2023
Rama: Po punohet për pastrim të rrugëve |Foto-Video
J.M/RTKlive
Bora që kanë rënë në mbrëmjën e së hënës, ka zbardhur pjesë të ndryshme të vendit.
Në Prishtinë, ajo ka shkaktuar jo pak telashe, sidomos për këmbësorët.
Kryetari i Prishtinës deklaroi se në terren, kanë dalë ekipet përkatëse për të pastruar trotuaret dhe rrugët.
“Ekipet fantastike të kryeqytetit janë mobilizuar për t’u siguruar që rrugët të jenë të sigurta për qarkullim”, deklaroi Rama në një postim në llogarinë e tij në facebook.
“Ju bëj thirrje qytetarëve tanë të shtojnë kujdesin në komunikacion”.
Ai ka publikuar edhe numrin e telefonit për çdo urgjencë që qytetarët mund të kenë, e ai është 038 245 777.

























