UP me platformë online për konsultime të studentëve me profesorë
BKT
Kosovë

UP me platformë online për konsultime të studentëve me profesorë

E. Hoti/ RTKlive

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar për hapin e radhës drejt digjitalizimit të shërbimeve për studentët dhe stafin e tij.

Në kuadër të Sistemit Elektronik për Menaxhimin e Studentëve – SEMS, është integruar “moduli i konsultimeve”.

UP thotë se ky modul inovativ siguron që studentët të marrin shërbime më të qasshme dhe praktike në lidhje me procesin e konsultimeve.

“Përmes kësaj mundësie, studentët mund të lidhen lehtësisht me profesorët e tyre, të planifikojnë konsultimet dhe të diskutojnë shqetësimet akademike në mënyrë më efikase”, thuhet në njoftimin e UP-së.

Më tej thuhet se kjo qasje bashkëkohore, jo vetëm që thjeshton procesin e konsultimeve, por gjithashtu pasuron përvojën e të mësuarit njësoj për studentët dhe fakultetet.

UP-ja ka 14 njësi akademike, ndërsa në vitin akademik 2022/23  janë të regjistruar 6 mijë e 437 studentë.


MË SHUME NGA Kosovë