Haradinaj: Beteja e Kosharës ndërroi rrjedhën e historisë
RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar heronjtë e kombit Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahu dhe dëshmorët tjerë në 24-vjetorin e Betejës së Koshares.
Haradinaj ka thënë se kjo betejë është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroike të UÇK-së.
“Beteja e Koshares, është njëra ndër betejat më të përgjakshme dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se kjo betejë e ndërroi rrjedhën historisë dhe i dha mesazh të qartë armikut se shqiptarët asnjëherë nuk e pranojnë robërinë.
“Në 24-vjetorin e saj, i kujtojmë me respektin më të lartë heronjtë; Agim Ramadani, Sali Çeku, Xhemajl Fetahu dhe dëshmorët e tjerë, që me guximin dhe gjakun e tyre shënuan njërën prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës të luftës sonë për liri. Përgjithmonë mirënjohës kontributit të luftëtarëve të lirisë dhe të përulur para sakrificës së dëshmorëve të Kombit”, ka përfunduar Haradinaj.























