Ngjarjet e datës 12 prill
BKT
Kosovë

Ngjarjet e datës 12 prill

RTKlive

Ngjarjet e datës 12 Prill 2023

Komuna e Rahovecit organizon homazhe dhe nderime për dëshmoren Afërdita Ukshini. (Varrezat e dëshmorëve, ora 10:00).

Komisioni për të Drejtat e Njeriut mban dëgjim publik legjislativ lidhur me Projektligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00).

Organizata Unioni Demokratik Studentor dhe Këshilli Studentor të Fakultetit të Filologjisë organizojmë marsh paqësor për të kërkuar përjashtimin e profesorit Bekim Bejta. (Nga Fakulteti Filologjik deri te Rektorati, ora 10:00).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.(Objekti i KQZ-së, ora 10:00).

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Raportin vjetor të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  N303, ora 10:00).

Kuvendi i Kosovës mblidhet për të vazhduar pikat e papërfunduara nga seancat e muajve të kaluar. (Kuvendi i Kosovës, salla e seancave plenare, ora 12:00).

PSD mban aksion simbolik tek zyret e Agjencionit për Informim dhe Privatësi, pas aksionit, kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, prononcohet për media. (Agjencioni për Informim dhe Privatësim ora 14:00).


MË SHUME NGA Kosovë