Fillon rishikimi i teksteve shkollore|Video
Edona Podvorica/RTK
Ministria e Arsimit bashkë me Institutin ‘EdGuard’ kanë prezantuar zyrtarisht fillimin e procesit të rishikimit të teksteve shkollore.
Nagavci ka deklaruar se ka ende lëshime në tekste shkollore, të cilat pritet të eliminohen përmes këtij procesi që do të përfshijë ekspertë vendorë e ndërkombëtarë të arsimit.
Vetëm muajt e fundit, mësimdhënës, prindër e nxënës kanë evituar dhjetëra gabime metodologjike, përmbajtjesore dhe teknike në tekstet shkollore.
Vazhdimisht është kërkuar rishikimi i këtyre teksteve. E ky proces i shumë kërkuar zyrtarisht filloi të mërkurën, me librat e Matematikës dhe Gjuhës Shqipe, nga klasa e para në të 9-ën.
E para e Arsimit, Arbërie Nagavci, e pranoi se ka shumë gabime në tekstet shkollore.
“Në tekste ka gabime teknike, shkencore dhe profesionale...”, thotë Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit.
Instituti “EdGuard” është partner i Ministrisë së Arsimit në procesin e rishikimit. Rinor Qehaja drejtor në këtë institut, tregon për fazat e këtij plani.
“Faza e parë përfshinë tekstet e gjuhës shqipe dhe matematikes. Qëllimi i rishikimit eshte rritja e vetëdijes për rendësine e cilësisë së teksteve shkollore”, thotë Qehaja.
Ministria e Arsimit do ta udhëheqë gjithë procesin bashkë me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë, me 8 grupe punuese.
Janë rreth 200 kurrikula lëndore, me afërsisht 600 tituj librash, bashkë me recensentët e tyre që do të përfshihen në proces të rishikimit dhe trajnimeve që planifikon MASHT-i.























