Banorët e disa fshatrave të Klinës, protestojnë para Qeverisë|Foto
BKT
Foto: Valjeta Shala/RTK
Kosovë

Banorët e disa fshatrave të Klinës, protestojnë para Qeverisë|Foto

Valjeta Shala/RTK

Dhjetra banorë të disa fshatrave të Klinës, po protestojnë para Qeverisë së Kosovës në Prishtinë.

Ata po shprehin në këtë mënyrë paknaqësinë për siç thonë, devijimin e vijës së ndërtimit të magjistrales Prishtinë-Pejë.

Këta banorë deklarojnë se ky devijim, pritet të bëhet duke i anashkaluar disa fshatra.

Për pasojë, sipas tyre, kjo do t’iu sjellë dëme në bizneset e tyre nga të cilat ata mbajnë familjet.

Sheremet Pantina nga Këshilli Organizativ i protestës tha se janë afër 50 biznese që rrezikojnë të mbyllën, shkaku i devijimit të kësaj magjstraleje.

“Kemi dalë për të protestuar, ne banorët e fshatrave Stapanicë, Rigjevë,  Gllarevë e Gjugjevik, kundër  devijimit të magjistrales e cila do t’i anashkalojë këto fshatra”, tha Pantina.

Ai tha se banorët kanë bërë ankesa dhe kërkesa, por të cilat nuk po u merren  parasyshë.

Sipas tij, nëse kjo ndodhë, atyre nuk u mbetët asgjë tjetër vetem se t’i mbyllin ato biznese të vogla dhe ta leshojnë vendin.


MË SHUME NGA Kosovë