Devijimi i magjistrales Prishtinë-Pejë, protestojnë banorët e fshatrave
BKT
Kosovë

Devijimi i magjistrales Prishtinë-Pejë, protestojnë banorët e fshatrave

Valjete Shala / RTK

Dhjetëra banorë të fshatrave Stapanicë, Rixhevë dhe Gllarevë protestuan para Qeverisë, në shenjë pakënaqësie për siç thonë, devijimin e magjistrales Prishtinë-Pejë.

Ata thonë se devijimi i magjistrales pritet të bëhet duke i anashkaluar këto fshatra. Për pasojë, thonë se kjo do t’u sjellë dëme në bizneset që jetojnë prej tyre.

Banorët janë pritur në takim nga zv. ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.


MË SHUME NGA Kosovë