Abdixhiku e Abazoviq flasin mbi zhvillimet politike në të dyja vendet
BKT
Kosovë

Abdixhiku e Abazoviq flasin mbi zhvillimet politike në të dyja vendet

F. Sertolli / RTKlive

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim, kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Kryetari Abdixhiku dhe kryeministri Abazoviq u dakorduan që bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e mira rajonale janë parakusht në ecjen përpara në kontekstin e integrimeve evropiane.

“Sot, në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, prita kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Biseduam mbi zhvillimet e fundit politike në të dyja vendet, siç dhe shkëmbyem pikëpamjet tona për të ardhmen euroatlantike të të gjithë rajonit. Mali i Zi, shtet anëtar i NATO-s, njohës i rendit të parë i pavarësisë së Kosovës, ndanë të njëjtën të ardhme me Republikën e Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook..

Po ashtu ai ka njoftuar të kenë biseduar për projektet e përbashkëta kapitale si dhe lidhjen e fortë emocionale e historike që populli i Kosovës ka - në veçanti - me shqiptarët në trevat e Ulqinit, Tuzit, Tivarit, Plavës, Rozhajës e Gucisë.


MË SHUME NGA Kosovë