Fshatrat e Gollakut pa sistem të ujësjellësit, Komuna harton strategji
BKT
Kosovë

Fshatrat e Gollakut pa sistem të ujësjellësit, Komuna harton strategji

Qendresa Duraku/RTK

Shumë fshatra të komunës së Prishtinës kanë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm. Banorët e anës së Gollakut ankohen se askush deri tani nuk u ka bërë zgjidhje. Por, nga Komuna thonë se po bëjnë një strategji për ta zgjidhur këtë çështje.

Shumë fshatra të komunës së Prishtinës kanë mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm. Banorët e anës së Gollakut ankohen se askush deri tani nuk u ka bërë zgjidhje. Por, nga Komuna thonë se po bëjnë një strategji për ta zgjidhur këtë çështje.

Sejdi Vitia nga Mareci i komunës së Prishtinës, ka vite që ujin e pijshëm e siguron nga bunari. Për ta siguruar këtë, ai thotë të jetë ballafaquar me jo pak sfida.

"Unë i kam hap vjet 2 bunare tjera përveç këtij dhe dytë më kanë kushtuar një kosto rreth 3 mijë euro dhe është dashtë me i mbyll ato”, tha  Sejdi Vitia, banor i fshatit Marec.

Zymer Haxholli nga fshatit Marec thotë se banorët detyrohen me mjete të ndryshme të bartin me traktora, me mjete te lloj llojshme për të siguruar ujin.

Përpos Marecit, janë shumë fshatra të komunë së Prishtinës që nuk e kanë të zgjidhur problemin me ujë të pijshëm. Drejtori i Investimeve kapitale, Krenar Xhaferi, thotë se i kanë ndarë 300 mijë euro për këtë çështje.

" Por pa një plan të fizibilitetit, të ujësjellësit, të Ministrisë së Ambientit ne nuk mund të trajtojmë këtë segment sepse kyçja do të jetë në rrjetin e ujësjellësit”, tha ai.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, në një përgjigje për RTK-në, ka deklaruar se mund të koordinohen me komunën për zgjidhjen e problemit të ujësjellësit.

“Ne do të ndihmojmë në këtë pjesë dhe kemi caktuar një koordinator për çështje të planeve zhvillimore infrastrukturore të ujit, që do merret enkas me planet për Prishtinën, që t`i bashkërendojmë investimet. Sa i përket fizibilitetit të projektit, kjo nuk lidhet me përgjegjësinë tonë. Ministria, Komuna dhe donatorët merren me fizibilitet dhe me vendosje të rrjetit. Kur të përfundojë komplet studimi i fizibilitetit dhe të instalohet infrastruktura, pastaj ne e marrim në menaxhim"..

Komuna e Prishtinës pret që ta mbajë edhe një takim të përbashkët me zyrtar të Ministrisë së Ekonomisë, Mjedisit dhe Ujësjellësit “Prishtina”, për ta bërë një zgjidhje për ujësjellësit në këto fshatra”.

 


MË SHUME NGA Kosovë