Ngjarjet e datës 18 prill
BKT
Kosovë

Ngjarjet e datës 18 prill

RTKlive

Ngjarjet e datës 18 Prill 2023.

Zyra e Prokurorisë Speciale vazhdon procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00),

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. Në rend dite është votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës, dhe 35 pika të tjera të papërfunduara nga seancat e mbajtura më 2, 9, 23 shkurt, 9, 23 mars dhe 6 e 7 prill 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00),

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dermaku, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për raportin vjetor të punës për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00),

Vihet gurëthemeli e çerdhes “Qarku 1” në Gjilan. Merr pjesë dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Rruga Qarkore, afër restorant “Astoria”, në Gjilan, ora 10:0),

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me KOMF, mban konferencën për prezantimin e Analizës mbi gjendjen aktuale të Qendrave për Punë Sociale, me fokus sfidat në aspektin ligjor, institucional dhe funksional. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:30),


MË SHUME NGA Kosovë