08:52 / 23.04.2023
Kryeziu: Këto zgjedhje japin konotacion politik
RTKlive
Sot do të mbahen zgjedhjet për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan dhe zgjedhjet për kuvende komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.
Këto zgjedhje po mbahen pasi serbët, në shenjë proteste për vendimin e Qeverisë për targat, u larguan nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.
Pofesori i shkencave juridike, Kadri Kryeziu, tha për RTK, numri i pjesëmarrësve në zgjedhje ka peshë, por sipas tij këto zgjedhje japin konotacion politik dhe njerëzor.
Sipas tij Kosova nuk ka problem me qytetarët serbë që janë në Kosovë, po Republika e Kosovës ka problem me Serbinë.
Ai tha se serbët e Kosovës, janë shumë të drejta dhe i kanë ato të avancuara.























