KRU “Prishtina” në hall me kyçjet ilegale, paralajmëron aksion të madh
BKT
Foto: KRU `Prishtina`/Facebook
Kosovë

KRU “Prishtina” në hall me kyçjet ilegale, paralajmëron aksion të madh

J.M/RTKlive

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar për shkyçje nga furnizimi me ujë të pijshëm, të gjithë qytetarët që kyçjen e kanë bërë ilegalisht.

KRU “Prishtina” deklaron se furnizimi me ujë të pijshëm po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga kyçjet e paautorizuara, nga ata konsumatorë që furnizohen me ujë duke shfrytëzuar alternativa ilegale.

“Andaj, sot e tutje do jemi pa kompromis ndaj atyre që me vite  marrin ujë pa paguar për shërbime të ujit, e aq më keq kur sot kemi blloqe banesore që as nuk janë regjistruar edhe pas dhjetëra vërejtjeve që u kemi bërë”, njofton KRU “Prishtina”.

“Nuk ka ujë të pijshëm, pa paguar faturat e ujit dhe as për ata që kanë shfrytëzuar alternativa ilegale”.

KRU “Prishtina” deklaron se nga sot, do të ketë  aksione  të papara deri më tani.

Gjithashtu, disa  herë, kjo kompani u ka bërë thirrje qytetarëve që të paguajnë për ujin e shpenzuar. Vlera e borgjeve që konsumatorët i kanë kësaj kompanie arrin milonat.


MË SHUME NGA Kosovë