Sot ndalohet qarkullimi i automjeteve në parkun e Gërmisë
BKT
Kosovë

Sot ndalohet qarkullimi i automjeteve në parkun e Gërmisë

RTKlive

Komuna e Prishtinës njofton se ka marrë vendim që më 1 Maj-Ditën Ndërkombëtare të Punës, të ndal qarkullimin e automjeteve në Gërmi.

 

“Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: ”Normale”, ”Sofalia”, ”Tauk- Bahçe” dhe restoranteve— villat Gërmia” ”Freskia”, dhe “Soma” do të jetë: Kryqëzimi rrugëve ”1 Tetori”— “Nazim Gafurri” dhe ”Ymer Lutfi Paqarizi”. Kryqëzimi rrugëve ”Nazim Gafurri”- “Xhavit Ahmeti” dhe ” Dr. Lec Gradica”. Kryqëzimi i rrugëve “Shpëtim Robaj” me atë të Sofalis, në drejtim të pishinës dhe parkut ”Gërmia”. Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës do të kujdeset për implementimi e kësaj urdhërese”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndryshe në parkun e Gërmisë çdo vit për 1 maj mblidhen shumë qytetarë.


MË SHUME NGA Kosovë