13:05 / 02.05.2023
Banorët e ‘Kodrës së Diellit’ kundër punimeve të ‘Prishtina Parking’
Besart Galica/ RTK
Banorët e lagjes ‘Kodra e Diellit’ në Prishtinë po i kundërshtojnë punimet e ‘Prishtina Parking’.
Zeqir Simnica, përfaqësues i lagjes, tha se kanë dalë për të protestuar kundër punimeve, e që sipas tij janë të dhunshme, raporton RTKlive.
“Kërkojmë përgjegjësi nga të gjithë akterët dhe të prononcohen pse po ndërtohet ky parking pa pëlqimin tonë”, tha ai.























