Telekomi njofton se të gjitha shërbimet janë kthyer
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Telekomi njofton se të gjitha shërbimet janë kthyer

RTKlive

Telekomi i Kosovës përmes një komunikate për media njofton se janë kthyer të gjitha shërbimet.

Në komunikatë thuhet se dje në orët e mbrëmjes dhe sot në orët e hershme të mëngjesit, në njërin nga serverët tanë janë shfaqur disa probleme teknike, të cilat konsumatorëve tanë me parapagim (prepaid), u kanë krijuar vështirësi ose u kanë pamundësuar realizimin e thirrjeve dhe përdorimin e internetit. 

Sipas njoftimit ekipi teknik, gjatë natës së mbrëmshme dhe në orët e hershme të mëngjesit ka punuar vazhdimisht për tejkalimin e këtyre problemeve dhe të njëjtat janë tejkaluar rreth orës gjashtë të mëngjesit.

“Aktualisht janë kthyer të gjitha shërbimet. Ekipet tona janë duke vazhduar punën për të evituar edhe problemet e mbetura, përcjellëse, të cilat nuk afektojnë drejtpërdrejt shërbimet”, thuhet në njoftimin e Telekomit të Kosovës.

Po ashtu duke i falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin, Teklekomi informon dhe siguron se për t'i avancuar shërbimet, këtë vit po bëjnë investime serioze, rezultatet e të cilave priten të jenë më se të dukshme qysh gjatë pjesës së dytë të këtij viti.

Ndryshe shërbimet e operatorit “VALA” , sipas ankesave të qytetarëve kishte problem me thirrje dhe me internet 3G e 4G.

 


MË SHUME NGA Kosovë