Për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, Prokuroria e Pejës sot shpalos detaje
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, Prokuroria e Pejës sot shpalos detaje

J.Musliu/RTKlive

Detaje nga hetimet për vrasjen e trefishtë e cila para një viti e gjysmë pati tronditur tërë vendin,pritet të publikohen sot nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Në një konferencë për media, kjo prokurori, sot në orën 15;00, pritët të publikojë detaje nga hetimet e kryera, për rastin kur në Gllogjan të Deçanit, më 26 nëntor të vitit 2021, kur vozitësi i një autobusit dhe dy nxënës që ishin në të, u vranë me armë zjarri në një pusi.

Pritet që në këtë konferencë, të bëhen të ditura edhe detaje të ekspertizës.

Të  dyshuar në lidhje me këtë rast janë Halil Mehmetajt dhe tre djemtë e tij, Malsori, Kastrioti e Kreshniku.

Në këtë proces gjyqësor është mbajtur vetëm një seancë gjyqësore, ku janë dëgjuar dëshmitarë të prokurorisë.

Të vrarë në këtë rast kanë mbetur Gani Gjokaj, vozitës i autobusit, dhe nxënësit Ledion Hamzaj e Gentiana Mustafaj.


MË SHUME NGA Kosovë