18:31 / 14.05.2023
Rama: 30 objekte do të kyçen në ngrohtoren e kryeqytetit
Fadil Sertolli / RTKlive
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se pas 24 orëve punë të palodhshme të punonjësve të operatorit ekonomik e Termokos, është lëshuar për qarkullim rruga “Ukshin Hoti”.
Rama nëpërmjet një postimi në Facebook tha se me realizimin e këtij projekti, kanë bërë të mundur bashkë me kryeshefin e ndërmarrjes, Fisnik Osmani, kyçjen e 30 objekteve banesore të lagjes “Arbëria” në kryeqytet.
“Me përkushtim të madh e duke e dashur qytetin punët mund të kryhen shpejt dhe shumë mirë”, ka shkruar ai.























