Largohen shitësit ilegalë afër stacionit të trenit në Prishtinë
BKT
Shqiponjë Osmanaj/ RTK
Kosovë

Largohen shitësit ilegalë afër stacionit të trenit në Prishtinë

Shqiponjë Osmanaj/ RTK

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama bashkë me drejtorin e Inspeksionit, po largojnë shitësit ilegalë afër stacionit të trenit.

Institucionet e kryeqytetit po vazhdojnë me lirimin e hapësirave publike të uzurpuara në kryeqytet, po lirohen hapësirat në afërsi të stacionit të trenit ku për vite të tëra ishin të vendosur ilegalisht shitësit e materialeve të ndryshme ndërtimore bashkë me mjetet e tyre, raporton RTKlive.

Kjo hapësirë publike e liruar (rreth gjysmë hektari) planifikohet të pastrohet nga masivi i mbeturinave inerte dhe mbeturinave të tjera dhe të shndërrohet në hapësirë të gjelbëruar. Kështu kanë thënë kryetari i kryeqytetit Rama dhe drejtori i Inspekcionit Dushi. Rama u zotua se në kryeqytet nuk do të ketë asnjë lloj veprimtarie ilegale dhe fokus do të kenë hapësirat e gjelberta. No description available. No description available.

 


MË SHUME NGA Kosovë