Ngjarjet e datës 17 maj
BKT
Kosovë

Ngjarjet e datës 17 maj

RTKlive

Ngjarjet e datës 17 Maj 2023

Vazhdon gjykimi në rastin “Thaçi dhe të tjerët” (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, 09:00).

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci merr pjesë në Forumin e parë të boronicës në Kosovë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, 09:30).

Mbahet diskutimi me temën “Call-Center, sektori në rritje: Mundësitë dhe perspektivat për gjermano-folësit në Kosovë”, organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

Organizohet konferenca “Mërgata, Kosova dhe Dialogu” (Salla 10, Kuvendi i Kosovës, 10:00).

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton vendimin e Qeverisë për shkarkimin Kimete Gashit, anëtare e Organit Shqyrtues të Prokurimit etj. (Kuvendi i Kosovës, 11:00).

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal voton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, për vitin 2022. (Ndërtesa e Kuvendit,

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për media (Selia Qendrore e PDK-së, 11:00)

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Jabllanicës” (11:00) dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor në fshatin Jabllanicë të Gjakovës (12:00).

Promovohen librat “Ngarendja Politike”, “Sisteme Politike” dhe “Demokracia, Zhvillimi, Demonizmi”, të autorëve Vrullim Buja dhe Ramë Buja (Kolegji AAB, Teatri Kamertal, 13:00).

Mblidhet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së (Kuvendi i Kosovës, N303, 13:30)

Misioni i OSBE-së në Kosovë publikon Udhëzuesin për punë efektive të mekanizmave koordinues komunal kundër dhunës në familje. Marrin pjesë ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu (Hotel Sirius, 15:00).


MË SHUME NGA Kosovë