Profesori izraelit thotë se dhuna në shkolla ndalet duke dëgjuar nxënësit
BKT
Kosovë

Profesori izraelit thotë se dhuna në shkolla ndalet duke dëgjuar nxënësit

RTKlive

Ligjëruesi kryesor në Konferencën e parë ndërkombëtare të Psikologjisë të UP, ishte Prof. Dr. Rami Benbenishty nga Izraeli.

Në Konferencën e parë ndërkombëtare të Psikologjisë – “Shëndeti mendor në shkolla: Intervenimet e bazuara në evidencë”, konferencë kjo e organizuar nga Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (UP) në Fakultetin Filozofik të UP.

Profofesor Benbenishty e falënderoi UP për ftesën, si dhe theksoi se bashkëpunimi me UP kishte filluar gjashtë vjet më parë kur ai e kishte vizituar Kosovën për herë të parë.

Në fjalën e tij, Benbenishty, ndër të tjera, vuri theksin në rëndësinë e dëgjimit të pjesëtarëve të komunitetetit të shkollave, duke përfshirë, nxënësit, pedagogët dhe prindërit, në shërbim të përmirësimit të klimës nëpër shkolla dhe për të parandaluar dhunën në shkolla.

Duke folur për bullizmin, dhunën dhe klimën në shkolla në një kontekst në evoluim e sipër, si dhe duke iu referuar punës dhe publikimeve të përbashkëta me profesorin e shquar Prof. Dr. Ron Avi Astor, Prof. Dr. Benbenishty nënvizoi rëndësinë e procesit dhe produktit në trajtimin e problemeve gjegjëse.  

Ai tha se është me rëndësi që të gjithë atyrë që janë hisedarë në shkolla t’u ofrohet mundësia për t’i shprehur ndjenjat, mendimet dhe nevojat e tyre. 

Së këndejmi, ai u shpreh se nëpër shkolla duhet të ketë procese demokratike, një ndjenjë e komunitetit dhe mbështetjes reciproke, si dhe fuqizim të nxënësve.

Prof. Dr. Rami Benbenishty është profesor emeritus Hebrew University of Jerusalem dhe në Bar-Ilan University në Shtetin e Izraelit. Ai është autor i më shumë se 200 botimeve shkencore dhe ka marrë disa çmime, duke përfshirë Çmimin për Arritje të Shquara në Karrierë nga Shoqëria për Punë Sociale dhe Kërkime (SSWR), Çmimin EMET për Shkencë, Art dhe Kulturë në Shtetin e Izraelit, titullin e lartë Kalorës i Palmës Akademike të Francës, dhe Çmimin Landau për Kërkimë dhe Shkencë në Shtetin e Izraelit.

Të pranishmëve në këtë konferencë, ditë më parë iu drejtua edhe kryeministri Albin Kurti.

Në fjalën e tij, kryeministri Kurti thekosi se shëndeti mendor është element thelbësor për zhvillimin personal, komunitar e socio-ekonomik.

Në lidhje me këtë, tha se Qeveria e Kosovës, e cila beson fuqishëm në potencialin e kapitalit tonë njerëzor, ka zhvilluar politika të cilat fokusohen në fëmijët dhe të rinjtë të cilët janë boshti i orientimeve tona ndërsektoriale në arsim, shëndetësi, mirëqenie, kulturë, sport e ekonomi.


MË SHUME NGA Kosovë