Gjuha shqipe në Gjermani|Video
BKT
Kosovë

Gjuha shqipe në Gjermani|Video

Islam Haxhiu/ RTK

Në Landin e Bavarisë në Furth dhe Noimach në Gjermani, janë hapur dy paralele për mësim plotësues për nxënësit shqiptarë. Kjo është mirëpritur nga mërgata.

Ruajtja dhe kultivimi i gjuhës shqipe nga mërgimtarët mbetet mision.

Në Furth dhe Noimach të Landit të Bavarisë, ky angazhim i shqiptarëve ka bërë që të hapen dy paralele për mësim plotësues për nxënësit shqiptarë në lëndën e gjuhës shqipe.

Hapja e klasave të reja në Nurenberg i ka gëzuar shumë prindërit e sidomos nxënësit shqiptarë të cilët jetojnë në Gjermani.

Por,  sipas zyrtarëve të LAPSH-it numri i nxënësve në raport me numrin e shqiptarëve që jetojnë në Bavari edhe më tutje mbetet shumë i vogël.

Në qytetet e Bavarisë, deri më tash janë hapur 25 klasë për mësim plotësues në gjuhën shqipe.


MË SHUME NGA Kosovë