Sot fillon ‘Defender 2023’, RTK me transmetim të drejtpërdrejtë
J.Musliu/ RTKlive
Mbahet ceremonia e hapjes së ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak në rajonin e Ballkanit “Defender Europe ’23”.
Do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari etj.
Ngjarja do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Stërvitja ‘Defender 2023’ do të zhvillohet nga 21 maji deri më 2 qershor dhe përfshin më shumë se 7,000 anëtarë të shërbimit të SHBA dhe 17,000 trupa shumëkombëshe nga më shumë se 20 vende aleate dhe partnere.
Task Forca Jug, tashmë është plotësuar edhe me ushtarakët amerikanë që i bashkohen trupave nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Prezenca e Forcës së Sigurisë së Kosovës, e bën këtë strukturë edhe më të veçantë.
Në “Defender 2023”, do të marrin pjesë trupat amerikane dhe ato të NATO-s. Stërvitja do të drejtohet nga Komanda Europiane e SHBA, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO.























