U hap ekspozita me pajisje ushtarake të FSK-së|Video
Kosovë

U hap ekspozita me pajisje ushtarake të FSK-së|Video

Trëndelina Ramadani/ RTK

Për qytetarët që ishin të pranishëm në ceremoninë e fillimit të stërvitjes “Defender Europe 2023”, FSK hapi një ekspozitë ushtarake me pajisje e automjete.

Nën tingujt e bendit të ushtrisë amerikane e të FSK-së, qytetarët vizituan ekspozitën me pajisje e automjete ushtarake të FSK-së, mundësi kjo që nuk iu vije shpesh. Pa dyshim që emocionet ishin të pranishme te secili qytetarë.

Krahas ekspozitës ushtarake në shesh ishte edhe panairi i bizneseve me produkte vendore, të cilët mbështesin FSK-në.

“Një pjesë e panairit që i tregon këto aspekte të sigurisë kombëtare dhe kjo pjesa tjetër që ndihmon në zhvillimin e ekonomisë së vendit sepse vetëm me zhvillim të ekonomisë dhe me krijimin e platformave i ndihmojmë bizneseve tona, mundemi me e ngritë kapacitetin ekonomik i cili na ndihmon edhe në sigurinë e gjithë vendit”, tha Përparim Rama, kryetar i Prishtinës.

Qytetarët ushtrimin ushtarak “Defender Europë 2023”, e vlerësuan si shumë të rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës.


MË SHUME NGA Kosovë