14:34 / 24.05.2023
Opozita: Përzgjedhja e guvernatorit të BQK-së është urgjente
Radio Kosova
Përzgjedhja e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, po konsiderohet urgjente nga opozita.
Andaj, përfaqësuesit e PDK-së dhe LDK-së, kërkuan në Komisionit Parlamentar për Buxhet, që kjo çështje të futet sa më shpejt në rend dite.
Kryetari i komisionit, Armend Muja, tha se kjo çështje do të futet së shpejti në rend dite.