Zv.Ministri Syla e drejtori i RTK/TV, Gërvalla, vizitë në “Defender 2023”
Foto: Visar Shatrolli/RTK
Kosovë

Zv.Ministri Syla e drejtori i RTK/TV, Gërvalla, vizitë në “Defender 2023”

Visar Shatrolli/RTK

Forca e Sigurisë se Kosovës është duke e zhvilluar ushtrimin më rëndësishëm ndërkombëtar “Defender Europe 2023”.

Në ditën e katërt të ushtrimeve ushtarake, Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, vizitoi  kampin Hicon në Aeroportin e Gjakovës.

Syla është njoftuar nga afër nga ana e Zëvendëskomandantit të Përgjithshëm të FSK-së, Gjeneral Major, Enver Cikaqi, për profesionalizmin dhe punën që  pjesëtarët e FSK- së janë duke e kryer gjatë këtij ushtrimi.

Më pas, Syla  vizitoi edhe Kampin Ushtarak në Devë të Gjakovës, ku janë të dislokuar gjitha trupat pjesëmarrëse në këtë ushtrim.Ai ka vizituar Qendrën Operacionale në këtë kamp, duke u njoftuar për ecurinë e manovrës ushtarake  nga Komandanti i Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK, Albert Kuqi.

Po ashtu, të enjten edhe drejtori i RTK/TV, Rilind Gërvalla, së bashku me Zëvendësministrin Syla, ishte në Kampin në Devë të Gjakovës, duke vizituar edhe ekipin e RTK-së që është duke e përcjellë nga afër dhe pa shkëputje, gjithë këtë ngjarje të rëndësishme.

E gjithë kjo manovër e madhe ushtarake, më vonë do të përmblidhet nga RTK në një dokumentar i cili do të transmetohet në javët në vazhdim. 


MË SHUME NGA Kosovë