Bashkëjetesa e komuniteteve në Fushë Kosovë|Video
Foto: RTKlive
Kosovë

Bashkëjetesa e komuniteteve në Fushë Kosovë|Video

Valjeta Shala/RTK

Popullsia e Kosovës është mjaft e larmishme. Shumë komuna janë shumetnike dhe përbëhen nga disa grupe etnike të njohura me ligj si komunitete

Bashkëjetesa mes komuniteteve është mjaft e larmishme në Fushë Kosovë.

Kjo komunë, e cila është mbipopulluar në vitet e fundit, jeton një numër i madh i banorëve, të të gjitha komuniteteve. 

Sikurse në lagjen "Meshari", ku në këtë rrugë jetojnë komunitete të ndryshme sikurse romë, ashkali, egjiptian etj.

"Unë jam ashkali, të lindur jemi bashkë dhe jetojmë bashkë”, thotë Lulzim Berisha. “Kurrë probleme nuk kemi pasur. Mirëkuptohemi bashkë."

Njësoj shprehet edhe Nexhmedin Cakiqi, qytetar nga komuniteti rom.

“Punoj këtu që katër vjet. Ka romë, ashkali, egjiptian. Krejt mire jemi. Nuk kemi telashe me asgjë”, thotë Nexhmendini.

Po ashtu edhe nga ata serbë me shqiptarë, thonë se nuk kanë telashe mes vete.

“Me këta shokët, krejt jemi mire. Probleme s'ka”, thotë Zhivorad Jankovic nga komuniteti serb.

Edhe Demush Ahmetxhekaj, shqiptar që jeton në këtë lagje, tregon se ata që jetojnë aty, e kalojnë mirë.

 “Kemi kaluar mire, i kemi kryer shërbimin. I kam thënë me fol shqip, jo me dhunë. Ai më ka folur serbisht, unë ia  kam kthyer shqip. Tani jemi kuptuar."

Gjatë këtij viti pritet të fillojë regjistrimi i popullsisë, ku do ta japë një pasqyrë të saktë rreth banorëve sipas përkatësisë etnike e cila jeton në Kosovë.


MË SHUME NGA Kosovë