AGK dënon vandalizmin ndaj veturave të mediave
BKT
Kosovë

AGK dënon vandalizmin ndaj veturave të mediave

B. H. | RTKlive

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ndaj vandalizmit të veturave të mediave, të cilat po i përcjellin ngjarjet në veri të vendit nga protestuesit e udhëhequr nga strukturat kriminale në Leposaviq.

Në videot e publikuar në media, tregohen veturat me simbolin e motos jozyrtare të serbëve “Samo sloga Srbina spasava” (Vetëm uniteti i shpëton serbët), gomat e shpërthyera, si dhe mbulimin e targave me mbishkrimin “Republika e Kosovës”

“AGK-ja, e dënon këtë akt të protestuesve, njëherësh u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe prezencës ndërkombëtare në Kosovë, që të mundësojnë raportim të sigurt dhe të papenguar të ekipeve mediave”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Njëherësh, AGK-ja, ka ftuar gazetarë për kujdes të shtuar gjatë raportimit nga komunat në të cilat janë vendosur protestuesit.

Situata në katër komunat veriore vazhdon të jetë e tensionuar që nga orët e mëngjesit, ku grupe të protestuesve të udhëhequr nga struktura kriminale po tentojnë të pengojnë punën e katër kryetarëve të rinj në objektet e këtyre komunave.


MË SHUME NGA Kosovë