Shkyçen katër objekte nga furnizimi me ujë|Video
BKT
Kosovë

Shkyçen katër objekte nga furnizimi me ujë|Video

Fatos Cervadiku/ RTK

Katër objekte në Prishtinë janë shkyçur tërësisht nga furnizimi me ujë, pasi që këto objekte s`i kanë plotësuar kushtet teknike.

Për mosplotësim të kushteve teknike, gjatë ditës “KRU Prishtina” bëri shkyçjen nga rrjeti publik i ujësjellësit për 4 objekte banesore në kryeqytet.

Nga 4 objekte sa janë shkyçur të mërkurën, tri kanë qenë në Mat dhe një në Lagjen e Spitalit.

 “Gjatë ditës se sotme ne vazhduam aksionin ne shkyçjen e konsumatorëve të cilët nuk i kanë plotësuar kushtet teknik?, nuk i kanë sipas standardeve pusetat e vendosura, nuk kanë matje gjeodezike”, Arieta Mjeku-Azizi, zëdhënëse e “KRU Prishtina”.

“Në të njëjtën kohë jemi duke aplikuar edhe shkyçje për disa kategori të tjera të konsumatorëve. Ata të cilët nuk paguajnë për shërbimet e ujësjellësit dhe ata të cilët janë të kyçur ilegalisht në sistemin e rrjetit publik të ujësjellësit”, shtoi ajo.

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit `Prishtina` thanë se pa i plotësuar kushtet teknike, këta nuk do të rikyçen në sistemit e rrjetit publik të ujësjellësit.


MË SHUME NGA Kosovë