Sot ka vazhduar seanca kundër të akuzuarve Krivaqa e Sejdiu
BKT
Kosovë

Sot ka vazhduar seanca kundër të akuzuarve Krivaqa e Sejdiu

Driton Ramadani|RTK

Ka vazhduar seanca gjyqësore ndaj të akuzuarit Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiut për veprën penale, vrasje e rëndë dhe dhunim ndaj viktimës Marigona Osmani, e kryer më 22 gusht të vitit 2021. Gjatë seancës janë lexuar provat materiale, raportet e Policisë dhe institucioneve shëndetësore.

Avokati i familjes së të ndjerës, Gazmend Rehxepi, ka dorëzuar edhe 18 raporte mjekësore për gjendjen jo të mirë të familjes së të ndjerës pas rastit të ndodhur.

Pjesë tjetër e seancës ka qenë e mbyllur për publikun për shkak të rastit të ndjeshëm, ngase është shikuar CD-ja me video-incizim në banesën e Dardan Krivaqës.

“Me që prapë po e theksojë të akuzuarit ngarkohet edhe me një vepër penale dhunimi e cila i për ketë përkatësisht hynë në grupin veprave penale kundër integritetit seksual” ,ka thënë Sahit Krasniqi - Gjykatës

I akuzuari Dardan Krivaqa në një moment nuk është ndier mirë dhe i është bërë trajtimi mjekësor nga ana e Qendrës Emergjente në Ferizaj. Gjithashtu është konstatuar se gjendja e tij shëndetësore është stabile. Këtë e konfirmoi edhe Gjykata Themelore në Ferizaj.

Seanca kundër të akuzuarve Dradan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu do të vazhdojë nesër, e cila po ashtu do të jetë e mbyllur për publikun.


MË SHUME NGA Kosovë