08:00 / 02.06.2023
Sot protestë edhe në Graçanicë
A.B/ RTKlive
Për sot në ora 12:00 është paralajmëruar se do të mbahet protestë edhe në Graçanicë.
Në rrjetet sociale qytetarët janë ftuar në një protestë paqësore pikërisht në mesditë, me qëllim që t’i “përkrahin serbët që po protestojnë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq”.
Komandanti i stacionit policor në Graçanicë, Bratisllav Trajkoviq, ka thënë për RTKlive se organizatorët kanë raportuar për mbajtjen e protestës në këtë komunë në përputhje me rregullat në fuqi dhe se policia do ta sigurojë tubimin.























