Nga Buroja e Thaçit, Ahmeti jep mesazhe për veriun|Foto
Visar Shatrolli/RTK
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministri i parë i këtij shteti, Artan Grubi, kanë vizituar familjen e ish presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Ahmeti e Grubi janë pritur nga Haxhi Thaçi, babai i ish presidentit, në shtëpinë e këtij të fundit në fshatin Buroj të Skenderajt.
Ahmeti u shpreh tejet i kënaqur për këtë vizitë,derisa tha se qëndrimi i tij në Burojë, dëshmon lidhjet familjare të cilat janë të gjata për më shumë se tri dekada.
Ai tha se Thaçi dhe të tjerët të cilët po gjykohen në Hagë, do shpallën fitimtar dhe epilogu përfundimtar do të jetë liria e tyre.
Ahmeti foli edhe për situatën e tensionuar në veri të Republikës, e qe për këtë deklaroi se liria është fituar me gjak e çlirimi është arritur aleatë.
Sipas tij, autoritet e Kosovës në çdo rrethanë, duhet të jenë ne komunikim me SHBA-në, NATO-n dhe Evropën, që kjo situatë të menaxhohet me ata që ndihmuan për ta çliruar vendin.
Ndërkëhohë, Thaçi para disa ditësh ka vizituar familjen e tij ne Burojë, për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij.

























