10:37 / 03.06.2023
Vërshime në disa pjesë të Kosovës|Video|Foto
A.B/RTKlive
Vërshimet e mbrëmshme në disa pjesë në Kosovës, kanë bër që të ketë ketë dëme materiale.
Raportohet se një urë e ndërtuar para një viti është prishur si pasojë e vërshimeve që përfshinë të premten mbrëma fshatin Janjevë. Dëme materiale ka në infrastrukturë dhe nëpër shtëpitë e banorëve, raporton RTKlive.
Reshjet e dendura të shiut të premten mbrëma kanë rritur nivelin e ujit të lumit Janjevka, në fshatin Janjevë të Komunës së Lipjanit.
Si pasojë, shumë ekonomi familjare kanë pësuar dëme materiale nëpër shtëpitë e tyre.
Raportohet se reshje ka pasur edhe në disa komuna të Kosovë, por që deri më tani nuk janë bërë të ditura pasojat dhe dëmet.
Në rajonin e Prizrenit nuk ka pasur vërshime.
Lajm në përditësim