13:45 / 03.06.2023
Situata e qetë në komunat në veri të Kosovës
A.B/RTKlive
Serbët në veri për të shtatën ditë me radhë po protestojnë në Leposaviq, në Zveçan dhe në Zubin Potok, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Numër i vogël i protestuesve janë parë të shtunën në Komunën e Zveçanit.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja mbi sulmin në Zveçan më 29 maj ndaj policëve. Policia ka thënë se rreth 70-80 persona të dhunshëm me mjete eksplozive, armë zjarri, gurë e tulla kanë sulmuar zyrtarët. Rasti është iniciuar si 'sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës'.























