09:38 / 05.06.2023
Edhe sot protesta në veri të Kosovës
J.Musliu/RTKlive
Protestuesit në komunat veriore të vendit, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, kanë filluar të mblidhen edhe sot para ndërtesave komunale.
Sot është dita e njëmbëdhjetë të protestës, ndërkohë që nata e mbrëmshme ka kaluar e qetë në këto komuna.
Aktualisht situata e përgjithshme në këto tre komuna paraqitet e qetë.
Pjesëtarë të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë pranë dhe brenda ndërtesave komunale në ruajtje të rendit.
























