Moti sot, me diell dhe vranësira
RTKlive
Sot mbi vendin ton parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sa i përket temperaturave ato do të jenë të pandryshueshme me ditët e javës që po e lamë pas. Vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 26 gradë Celsius.
Gjatë javës, shkarkime rrufesh në shumë zona parashihen gati çdo ditë, por nuk përjashtohen mundësitë që në zona të izoluara të bie breshër. Reshjet me sasi më të mëdha priten në perëndim dhe veriperëndim të Dukagjinit. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtime i verilindjes dhe jugperëndimit, njofton IHMK.























