Ministrja Haxhiu sqaron traktatin Kosovë-Danimarkë për të burgosurit
Foto: RTKlive
Kosovë

Ministrja Haxhiu sqaron traktatin Kosovë-Danimarkë për të burgosurit

M.Miftari/ RTKlive

Republika e Kosovës dhe Mbretëria e Danimarkës, marrë parasysh bashkëpunimin dhe marrëdhëniet të ngushta e afatgjata, me qëllim të fuqizimin të shërbimit në fushën e burgjeve dhe në promovimi e sundimit të ligjit dhe të të drejtave të njeriut, kanë nënshkruar traktatin për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Lidhur me këtë projektligj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shpalosi idenë e nënshkrimit të traktatit, që si qëllim ishte fuqizimi i mëtejmë i marrëdhënieve ekzistuese ndërmjet dy vendeve, duke marrë parasysh zhvillimin pozitiv në sistemin e shërbimit korrektues në Kosovë, si dhe duke marrë parasysh fuqizimin e mëtejmë të sistemit korrektues.

“Traktati mëton të rregullojë çështjet që kanë të bëjnë me rregullimin e dënimeve daneze me burgim dhe përcakton kushte e nevojshme përgjatë ekzekutimit të dënimeve daneze”, deklaroi ministrja Haxhiu, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës,

Ajo, më tej, theksoi se ky traktat përveç ekzekutimit të dënimeve daneze në institucionin korrektues në Gjilan, synon të përfshijë, në veçanti, edukimin dhe trajnimin, duke shfrytëzuar përvojat më të mira në zbatimin e standardeve ndërkombëtare në shërbime korrektuese.

“Traktati reflekton standarde ndërkombëtare dhe përbën një instrument ligjërisht të detyrueshëm sipas ligjit ndërkombëtar dhe rregullohet me Konventën e Vjenës për të drejtën e traktateve i vitit 1969”, deklaroi, mes tjerash, ministrja Haxhiu.

Ajo, më tutje, falënderoi grupet punuese të të dyja vendeve për këtë çështje. 


MË SHUME NGA Kosovë