Mot me shi edhe gjatë ditëve në vijim
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Mot me shi edhe gjatë ditëve në vijim

V. Thaçi / RTKlive

Reshje shiu parashikohet të mbajë edhe gjatë ditëve në vijim.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nga nesër, pritet që të ketë reshje në intervale të ndryshme duke përfshi pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Institutit në disa zona ato do të jenë më intensive të cilat mund të krijojnë vërshime të shpejta, të karakterit lokal, sidomos në lumenjtë me karakter të rrëkeve, të cilat zbresin prej viseve malore.

“Si pasojë do të ketë tejkalim të kapaciteteve transportuese të tyre dhe mundësi të paraqitjes së vështirësive në sistemet e kanalizimeve, shembje të dheut, probleme në komunikacion, bujqësi etj”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë