Ahmeti:Vërshimet ndodhin edhe për shkak të hedhjes së mbeturinave në lumenj
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Ahmeti:Vërshimet ndodhin edhe për shkak të hedhjes së mbeturinave në lumenj

J.Musliu/RTKlive

Vërshimet e mundshme nga të reshurat atmosferike që po vazhdojnë tash e  sa ditë në Kosovë, ishte temë e diskutimit në emisionin “Info Plus” në RTK, ku i ftuar ishte Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave.

Ai tha se me hedhjen e mbeturinave në lumenj e  përroska, qytetarët e dëmtojnë së pari vetën. “Ata duhet të ndërgjegjësohen për të mos bërë veprime të tilla”, tha Ahmeti.

Sipas tij, qytetarët duhet të kenë kujdes që edhe kur ka reshje, të janë të vetëdijshëm që t’i pastrojnë këto përroska.

Në emisionin “Info Plus” në RTK, Tahiri deklaroi se përveç qytetarëve, edhe institucionet duhet që të japin kontributin e tyre, duke pastruar lumenjtë, përroskat etj.

“Por kjo duhet të bëhet para te reshurave”, tha ai, duke shtuar se në qytete, duhet përmirësuar infrastruktura nëntokësore.

Ahmeti u shpreh se institucionet merren në vazhdimësi me këtë çështje, por duhet bërë më shumë. Sipas tij, rrjetet e ujësjellësit e kanalizimit ka mbeture  njëjtë kurse popullata është shtuar.


MË SHUME NGA Kosovë