Mblidhen këto komisione parlamentare
A.B/RTKlive
Sot do të mbajnë mbledhje disa komisione të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia.
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, bën shqyrtimin e Projektligjit për Minierat dhe Mineralet dhe Projektligjin për energjinë.
Ndërsa Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike bën shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës “Mbështetje e ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme MINT/KIESA”. E ftuar: është Rozeta Hajdari, ministre e MINT.
Kurse Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, themelon grupin e punës për Projektligjin për organizimin e tregut për produktet bujqësore.























