ASK: Rritet qarkullimi i industrisë
BKT
Fotro arkiv/ RTKlive
Kosovë

ASK: Rritet qarkullimi i industrisë

A.B/RTKlive

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë për muajin mars 2023’.

Në muajin mars 2023, indeksi i qarkullimit të industrisë kishte rritje më të madhe te furnizimi me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave me 1.22%.

Ndërkaq, rënia më e madhe ishte te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me (-0.33%), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Mars 2022).

“Në muajin mars 2023, indeksi i numrit të të punësuarve, kishte rënie te Industria nxjerrëse (minierat dhe guroret) me (-0.12%), te industria përpunuese me (-0.03%) dhe te furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (-0.01%), krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak (Mars 2022)”, njofton ASK-ja.


MË SHUME NGA Kosovë