Vërshime në Vushtrri, shpallet gjendje emergjente
BKT
Kosovë

Vërshime në Vushtrri, shpallet gjendje emergjente

V. Thaçi / RTKlive

Komuna e Vushtrrisë ka shpallur gjendje emergjente pas vërshimeve në orët e mbrëmjes dhe ka krijuar një shtab emergjent.

Në njoftimin e komunës, u bëhet thirrje qytetarëve për kujdes, ndërsa ftohen qytetarët që banojnë afër lumenjve “Podranqa” dhe “Tërrstena” ftohen të përgatiten për evakuim.

Nga vërshimet janë prekur sidomos familjet që jetojnë buzë lumit “Terstena” dhe “Podranqa”

Një nga këto familje të prekura është edhe ajo e Tafil Mehmetit që jeton afër lumit “Terstena”.


MË SHUME NGA Kosovë