Malishevë, përurohet renovimi i QKMF-së "Dr. Shpëtim Robaj"
BKT
Foto/ Komuna e Malishevës / Facebook
Kosovë

Malishevë, përurohet renovimi i QKMF-së "Dr. Shpëtim Robaj"

V. Thaçi / RTKlive

Sot është përuruar renovimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë,” Dr. Shpëtim Robaj”.

Përurimi është bërë nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati i shoqëruar nga nënkryetari, Vesel Krasniqi, kryesuesi i Kuvendit, Argjend Thaçi, drejtori, Afrim Krasniqi,  si dhe  drejtorët Morina e Rexha.

Kastrati, ka përgëzuar stafin mjekësor për shërbimet që po ju ofrojnë me profesionalizëm qytetarëve.

  “ Sot  kemi një objekt të izoluar mirë, me një hapësirë tejet të  përshtatshme dhe që ofron kushte me standarde të larta,  me garazhe për vetura, oborr me parking të mjaftueshëm dhe të rregulluar për qarkullim pa pengesa dhe që lehtëson e ofron shërbimeve më të shpejta dhe cilësore në të gjitha repartet”, ka thënë ai.

Ky projekt është edhe një prej projekteve të shumta që është realizuar dhe financuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, rrugë dhe rrugëPo ashtu edhe Bulevardi “Ibrahim Mazreku”, tashmë ka hyrë në fazën finale të realizimit.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, ndriçimi, rrugë, rrugë dhe turmë


MË SHUME NGA Kosovë