Gjendje emergjente në Vushtrri, ndërpritet mësimi në shkolla|Video
BKT
Kosovë

Gjendje emergjente në Vushtrri, ndërpritet mësimi në shkolla|Video

Valjeta Shala/RTK

Reshjet e shiut, mbrëmë në Vushtrri, shkaktuan vërshime. për çfarë komuna shpalli gjendje emergjente. Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, situatën në natën e mbrëmshme, e ka vlerësuar si të rëndë por që sot, sipas tij gjendja është e qetë dhe nën kontroll. Këto vërshime sipas tij kanë sjellë dëme materiale por që ende nuk janë vlerësuar.

Nga vërshimet e fundit në familjen e Tafil Mehmetit, nga Vushtrria, dëmet janë të mëdha, Kryefamiljari thotë se nuk arriti asgjë të shpëtonte ndaj pret edhe ndihmën e institucioneve.

“Rreth orës gjashtë të mbrëmjes ka fillua shiu. Ka bërë dëme, në të dy shtëpitë katet e para janë të mbytura. Asgjë nuk kemi arrit me i shpëtua se shiu ka qenë i rrëmbyeshëm por fatmirësisht familja dhe ne kemi shpëtua", ka thënë Tafil Mehmeti.

Nga vërshimet janë prekur kryesisht familjet që jetojnë buzë lumit Tërstena dhe Podranqa.

Reshjet e fundit te dendura te shiut, kane shkaktuar dëme ne komunën e Vushtrrisë. Nder familjet më të prekura janë ato të cilat jetojnë afër lumit Terstena dhe Podranqa.

“Sa here del nga shtrati, na shkakton dëme te konsiderueshme. Jemi mundu sado pak me investua por ka qene e kot”, thotë Fidan Mehmeti.

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha për RTK-në se situata është nën kontroll.

 “Në orët e mbrëmjes ka ndodhur një situate e papritur ku për pasojë e të reshurave të shiut, ka dal nga shtrati lumi Tërstena...situata është e qetë dhe e menaxhueshme", ka thënë Idrizi.

Për shkak të situatës së paraqitur në terren, Idrizi tha se edhe të premten shkollat e çerdhet do të jenë të mbyllura.

 


MË SHUME NGA Kosovë