Sot moti me më shumë shi e më pak diell
J.Musliu/RTKlive
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu. “Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell”, deklaron IHMK.
“Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
E të dielën do të mbajë mot kryesisht me diell, por edhe me vranësira të shpërndara të cilat më të fokusuara do të jenë për gjatë relievit malor.
“Pas këtyre reshjeve të intensitetit të mesëm deri të lartë, ku shkaktuan vështirësi në shumë pjesë të Kosovës dhe dëme në fushën e bujqësisë, java e ardhshme parashihet me kushte tipike verore”, njofton IHMK.
Kjo pasi që nga e mërkura, temperaturat parashihet të arrijë vlerat e 30-31 gradë celsius dhe reshjet do të ndërpriten përkohësisht.























