Dëme të mëdha në shumë fshatra të Prishtinës|Video
BKT
Kosovë

Dëme të mëdha në shumë fshatra të Prishtinës|Video

Arbresha A. Berisha/RTK

Dëme të mëdha u kanë shkaktuar vërshimet e ditëve të fundit banorëve të shumë fshatrave në Prishtinë. Banorët e lagjes Verboc në Barilevë thonë se që nga nëntori i vitit të kaluar, shtëpitë e të mbjellat e tyre disa herë janë vërshuar si pasojë e reshjeve të shiut.

Ndërkaq, për të parë nga afër dëmet, të shtunën banorët e këtyre zonave i vizitoi kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili u premtoi banorëve se do t'u dalë në ndihmë bashkë me nivelin qendror.

Reshjeve të shiut tash e disa vite banorët e lagjes Verboc në Barilevë ua kanë frikën.

Kjo për shkak se sa herë që të reshurat janë të dendura, shtëpitë e të mbjellat e tyre vërshohen nga uji.

Në zonat e prekura nga vërshimet, të shtunën qëndroi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me drejtorin për Siguri dhe Emergjenca si dhe komandantin e zjarrfikësve.

Rama tha se bashkë me nivelin qendror do të mundohen që t’u dalin në ndihmë banorëve.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, vërshime gjatë kësaj jave ka pasur edhe në komunat tjera në vend.


MË SHUME NGA Kosovë