Kushtet me shira shtyjnë fazën e parë të dezinfektimit në Prishtinë|Video
Valjeta Shala / RTK
Kushtet atmosferike kanë bërë që dezinsektimi i hapësirave në kryeqytet të mos fillojë ende.
Por, çfarë thonë qytetarët për këtë situatë, pasi është rritur numri i insekteve.
“Kohet e fundit janë paraqitur insekte me tepër për shkak te reshjeve te shiut. Por nuk është ndonjë telashe shumë e madhe. Por institucionet që janë përkujdesur për këtë çështje është mirë të kujdesen mëe tepër", thotë Gani Berisha, qytetar.
“Kane nis mu shfaq insektet, por jo në masë të madhe. Besoj që në këto ditë ndoshta ndërmerr diçka komuna, sepse çdo herë e kanë bërë spërkatjen ndaj tyre", tha Shyqyri Azemi, qytetar.
“Qito nuk janë kanë kurrë, as buba as mickoja. Tash çka nuk u dal", thotë Adem Jetullahu, qytetar.
Drejtori i Shëndetësisë Izet Sadiku, ditë më parë në RTK bëri të ditur se dezinsektimi nuk mund të ndodhë deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.























