Prezantohen zejet tradicionale në Prizren| Video
BKT
Kosovë

Prezantohen zejet tradicionale në Prizren| Video

Myrvete Axhami/ RTK

Rreth 80 gra zejtare prezantuan në qytetin e Prizrenit punimet e tyre të dorës. Ato thonë se në panaire të tilla u mundësohet shitja e prodhimeve dhe njohja me kulturat e ndryshme të vendeve të rajonit. Panairi i grave zejtare do të jetë i hapur deri më 25 qershor.

Produktet origjinale të punuara me dorë janë ekspozuar sot në një panair në qytetin e Prizrenit. Aty morën pjesë gratë zejtare nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

"Janë artizanet nga Mali i Zi , nga Maqedonia nga Bullgaria, kemi gjermanë këtu, nga Shqipëria , dhe kemi artizanet nga tërë Kosova , të gjitha me punë dore , me produktet e veta që i punojnë”,tha Sejxhane Celina, organizatore  e panairit.

Artizanet në këtë panair thonë se nuk kanë hequr dorë nga puna e tyre e dorës në asnjë situatë, ndërsa sigurojnë të ardhura me punën e tyre.

"Qysh se jam kanë vajzë e deri më sot në moshën 73 vjeçare jam bo, nuk e la punën e dorës , ma shumë shkojnë mbulesat shallat”, tha Gjejlane Noci  nga  Shkodra.

" Jemi marr më tërhanë e me jufka tradicionale që i kemi ba me mamin dhe familjarët ", tha Aida Llugaxhiu nga Prizreni

 “A mund të krijosh të ardhura për një familje. Jo edhe aq sa kemi nevojë por mund. Prej luftës jam edhe kryefamiljare me këtë punë ja kam dalë ", tha Bedrije Shurdhani  nga Gjilani.

Panairi i grave artizane u mundësua nga Oda e ndërmarrësve dhe zejtarëve në Prizren , së bashku me Odën e zejtarisë në Koblenz të Gjermanisë.

"Oda ka krijuar bashkëpunim me pushtetin qendrorë dhe lokal në hartimin dhe zbatimin e projekteve të cilat synojnë zhvillimin e sipërmarrjeve për gratë , bizneset në trajnimet profesionale me ekspertë vendorë dhe të huaj", tha Afrim Tejeci, kryetar i Odës Ndërmarrëse dhe Zejtarisë në Prizren.

Vizitorët e huaj dhe vendorë do të kenë mundësi ta vizitojnë këtë panair deri të dielën më 25 qershor.


MË SHUME NGA Kosovë