Asambleja e Mitrovicës së Veriut voton për anëtarësim në AKK
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

Asambleja e Mitrovicës së Veriut voton për anëtarësim në AKK

J.Musliu/RTKlive

Asociacionit të Komunave të Kosovës, shumë shpejt mund t’i shtohet edhe komuna e Mitriovicës së Veriut.

Kjo pasi sot,  Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka votuar pro bashkimit të kësaj komune me këtë Asociacion.

Është asamblistja e Vetëvendosjes, Aida Doli, ajo e cila me një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka njoftuar se për këtë akt të votimit.

Ajo ka thënë se kjo votë tregon përkushtimin dhe mbështetjen për bashkëpunimin e fortë dhe përforcimin e qeverisjes lokale.

“Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i komunave janë thelbësore për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar një shoqëri më të bashkuar dhe më të qëndrueshme për të gjithë”, shkroi ajo në Facebook.

Tani sipas procedurave, duhet që edhe Asociacioni të votojë pro që kjo komunë e drejtuar nga Erden Atiq, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, të bëhet pjesë e tij.


MË SHUME NGA Kosovë